Internet i shpejtë, MIE hap garën për operatorët celularë – A2

Internet i shpejtë, MIE hap garën për operatorët celularë

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka miratuar hapjen e tenderit për frekuencat që do të lirohen nga dixhitalizimi. 

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka miratuar hapjen e tenderit për frekuencat e lira që do të lirohen nga dixhitalizimi. Tenderi për brezin e frekuencave 800MHz për operatorët celularë do të zhvillohet me procedurë të hapur ndërkombëtare. 

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike Postare vendosi të mbajë të pandryshuar vlerën minimale të ofertave për këtë brez në jo më pak se 7.44 milionë euro dhe ofertuesit që ofrojnë një çmim më të ulët se kjo vlerë do të s’kualifikohen.

AKEP do të hapë garën për paraqitjen e ofertave nga kompanitë e interesuara më 9 shtator të këtij viti. Përdorimi i frekuencave në këtë brez do të mundësonte zhvillimin e mëtejshëm të shërbimit të internetit dhe do të përmirësonte njëkohësisht edhe aksesin në shërbimet elektronike. 

Shkarkoni aplikacionin e A2