Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Jahti 5 milionë dollarë përfshihet nga zjarri

Nga A2 CNN
7 Gusht 2019, 15:05 | Bota

Një jaht luksoz, me vlerë 5 milionë dollarë, u përfshi nga një zjarr i madh mëngjesin e së mërkurës teksa po ankorohej në një ishull në Tajlandë.

Ishin anëtarët e ekuipazhit që nisën të përballeshin fillimisht me flakët, por ishte e pamundur shuarja e tyre pasi u përhapën me shpejtësi në jaht, ndërsa më pas e braktisën atë për të shpëtuar.

Autoritetet ndërhynë për të shuar flakën, por u desh më shumë se një orë përpjekje për t’i vënë ato në kontroll. Fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar, por dëmet ishin kolosale.

A2 CNN Livestream

Dita jonë