Krim në familje në Prizren, burri vret gruan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Prizren ku burri ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hysni Morina” të Prizrenit ku fqinjët pasi dëgjuan të shtënat njoftuan policinë.

Sipas të dhënave paraprake 61-vjeçari B.V. ka qëlluar disa herë bashkëshorten e tij me armë zjarri pas një konflikti mes tyre. Autori u arrestua nga policia dhe u sekuestrua dhe arma e krimit.

Shkarkoni aplikacionin e A2