Në mbrojtje të Teatrit, nobelistja austriake Jelinek i bashkohet artistëve shqiptarë – A2

Në mbrojtje të Teatrit, nobelistja austriake Jelinek i bashkohet artistëve shqiptarë

MB NOBELISTJA PER TEATRIN frame 398 1100x620

Listës së atyre që mbrojnë Teatrin Kombëtar Shqiptar, kanë nisur t’i bashkohen edhe artistë të huaj. Mes emrave që publikon çdo ditë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar gjejmë edhe atë të nobelistes austriake Elfriede Jelinek.

Aleanca nisi në Vjenë më 24 korrik 2019 një peticion për Teatrin Kombëtar, ndërsa ka marrë pas peticionin e nënshkruar fillimisht nga: Gerhard Ruiss, Përfaqësues i Komunitetit të Autorëve, nobelistja Elfriede Jelinek dhe shkrimtari Händl Klaus.

Këtyre emrave të njohur, nga rrethi i artistëve austrikë i janë bashkuar edhe arkitektë e regjisorë.