Pique “thumbon” Realin: Ne nuk hedhim kampionatin dhe kupën për Champions-in

Gerard Piqué, mbrojtës i Barcelonës, “thumboi” Realin e Madridit duke thënë se Barcelona nuk lë pas dore kampionatin dhe kupën për të luajtur me fatin në Champions League.

“Mund të lëmë pas dore kampionat e kupë, siç bëjnë disa, por neve nuk na pëlqen të luajmë ruletë ruse. Neve na pëlqen të punojmë nga dita e parë tek e fundit. Nuk i vlerësojnë titujt tanë kampion ndoshta sepse i kemi fituar me diferencë pikësh. Kampionati është gjithmonë objektivi më i mirë. Sigurisht që kemi dëshirë të fitojmë edhe Champions-in, por e dimë vështirësinë që ka ky kompeticion. Kampionati është ai që tregon nivelin real të ekipit”, tha Pique.

Barcelona ka fituar 8 nga 11 kampionatet e fundit në Spanjë, por suksesi i Real Madrid në Champions, ku madrilenët kanë fituar 3 Champions radhazi, e ka eklipsuar suksesin lokal të katalanasve.

Shkarkoni aplikacionin e A2