Rita në Ibiza nën shoqërinë e miqve

Nëntorin e kaluar, Rita Ora solli albumin e dytë të saj dhe që prej atij momenti, këngëtarja me origjinë shqiptare nisi një turne në të gjithë botën për promovimin e tij. Rita nuk e mbylli aty dhe publikoi edhe disa këngë të reja, të cilët u kthyen në hite.

Tashmë është momenti për pushime për 28-vjeçaren. Së bashku me një grup miqsh, Rita udhëtoi në Ibiza, atje ku është duke kaluar ditët e nxehta të gushtit.

Këngëtarja është fotografuar në një jaht në praninë e miqve të saj dhe ato që kanë rënë në sy janë linjat e 28-vjeçares, e cila pavarësisht angazhimeve të shumta në muzikë, duket se ka punuar shumë edhe në palestër për të qenë sa më në formë gjatë pushimeve.

Shkarkoni aplikacionin e A2