Rooney, lojtar dhe trajner, zyrtarizohet rikthimi në Angli

Vetëm pas një viti në MLS me DC United, Wayne Rooney, ka braktisur Amerikën për të vijuar karrierën e tij sërish në Angli, por këtë herë jo më në Premier League, por në Championship dhe me një rol të veçantë.

Ish-sulmuesi i kombëtares angleze ka firmosur me skuadrën e Derby County, të cilët i kanë ofruar 33-vjeçarit edhe postin e trajnerit përveçse do të vijojë të luajë ende.

Me skuadrën e DC United, Rooney zhvilloi 43 ndeshje në një sezon dhe arriti të shënojë 23 gola, ndërsa realizoi edhe 14 asiste.

Shkarkoni aplikacionin e A2