Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Serial televiziv për skandalin “Lewinsky” në SHBA

Nga A2 CNN
7 Gusht 2019, 20:17 | Showbiz
Serial televiziv për skandalin “Lewinsky” në SHBA

Skandali i ish-Presidentit amerikan Bill Clinton me praktikanten Monica Lewinsky në Shtëpinë e Bardhë, që çoi në procedurat për “impeachment”, do të shndërrohet në një serial televiziv.

Nën titullin “Impeachment: American Crime Story”, ai pritet të transmetohet vitin e ardhshëm gjatë zgjedhjeve presidenciale. Lewinsky është një ndër producentët e këtij seriali, i cili pason atë të gjyqit të OJ Simpson dhe vrasjen e Gianni Versace.

Aktorja Beanie Feldstein do të luajë rolin e Lewinskyt, ndërsa Sara Paulson atë të Linda Tripp, zyrtaren që regjistroi në mënyrë sekrete telefonatat e praktikantes për lidhjen jashtëmartesore me Presidentin. Ende është e paqartëse kush do të ketë rolin e Bill dhe Hillary Clinton në serialin që bazohet në librin e vitit 2000 të Jeffrey Toobin.

Në një deklaratë për mediat amerikane, Lewinsky pohoi se kishte hezituar dhe ndihej pak e frikësuar lidhur me përfshirjen në produksionet e Ryan Murphy. Megjithatë, kishte ndërruar mendje gjatë një darke me producentin e njohur dhe tashmë dëshiron të tregojë versionin e saj të historisë.

“Jam shumë mirënjohëse për rritjen që kemi bërë si shoqëri, që lejon njerëz si unë, të cilët janë heshtur historikisht, që më në fund të prezantojnë versionin e tyre”, tha Lewinski.

Produksioni bën me dije se ky serial nuk do të ndikojë në zgjedhjet presidenciale. Gjithashtu, sqaroi se nuk do të kontaktojë familjen Clinton për versionin e tyre të skandalit që njollosi Shtëpinë e Bardhë të Bill Clinton.

Në vitin 1998 nisën procedurat për “impeachment” të Presidentit, por më vonë u pezulluan nga Kongresi. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë