Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Të huajt në burgje, shqiptarët, rekord në Britaninë e Madhe

Nga A2 CNN
7 Gusht 2019, 13:39 | Kronikë
Të huajt në burgje, shqiptarët, rekord në Britaninë e

Një në 10 të burgosur të huaj në Britaninë e Madhe është shqiptar. Tabloidi ‘The Sun’ shkruan se gangsterët nga Ballkani Perëndimor, tejkalojnë për herë të parë polakët si jo-britanikët më të shumtë pas hekurave, pasi morën kontrollin e tregtisë së kokainës.

Ministria e Drejtësisë bën me dije se shqiptarët përbënin 876 nga 9089 të burgosur të huaj në qelitë britanike në muajin qershor të këtij vit. Numri i shqiptarëve pas hekurave është gati dyfishuar në 4 vite thotë “The Sun”, nga 475 që ishte në qershor të 2015-tës.

Në raportin e Ministrisë se Drejtësisë britanike thuhet se të burgosurit më të shumtë pas britanikëve janë shqiptarë (10 % e të dënuarëve të huaj), polakë (8%), rumunë (8%), iralandezë (8%) dhe xhamajkanë (5%).

Shqiptarët, sipas “The Sun”, nuk kontrollojnë vetëm tregtinë e kokainës në rrugë, por edhe importin e ngarkesave nga e gjithë bota. Tabloidi citon paralajmërimin e agjencisë kombëtare të krimit.

“Kërcënimi nga grupet kriminale shqiptare është i konsiderueshëm. Ato kanë ndikim të profilit të lartë brenda krimit të organizuar në Britaninë e Madhe dhe kontrollojnë tregun e trafikimit të drogës, veçanërisht kokainës. Londra është nyja kryesore, por po e zgjerojnë influencën edhe përtej” shkruhet në raportin e Agjencisë Kombëtare të Krimit.

Muajin e kaluar një bandë shqiptare e krimit të organizuar prej 12 anëtarësh u burgos për shitjen e sasive të mëdha të kokainës. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani