Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Tinguj buzë detit, netët e muzikës klasike që ''pushtuan'' sërish Durrësin

Nga A2 CNN
7 Gusht 2019, 20:46 | Kulturë

Florian Vlashi ka zgjedhur sërish Durrësin për Netët e Muzikës Klasike. Violinisti i njohur tanimë në botë, rikthehet gjithnjë për këtë festival “biennale”, siç preferon ta quajë ai. Këtë vit tema është “Muzikë me pak verë”.

“Kthimi në Durrës është kthim në origjinë, aty ka kam kujtimet, familjen, në atë shkollë që ka formuar një brez të tërë, që po jetojnë me atë që kanë mësuar këtu, dhe diçka duhet të kthejnë”, thotë Vlashi.

Për shtatë ditë, publiku që e shoqëron në çdo edicion, por edhe të rinj, kanë mundur të shijojnë magjinë e muzikës klasike përmes interpretimit të instrumentistëve të njohur si Zamir Kabo e Juliana Laska, që Vlashi i mblodhi në këtë edicion të nëntë të festivalit.

Florian Vlashi

Shtatë premiera shqiptare shkruar enkas për tematikën e festivalit, muzika baroke franceze dhe vera nën shoqërinë e muzikës klasike, gjithsesi mbetën edhe këtë vit jashtë vëmendjes së institucioneve të kulturës.

“Institucionet duhet të jenë të pranishme jo vetëm ditën e parë për të bërë një fotografi. Nuk është vetëm mbështetja ekonomike, por edhe ajo morale. Një institucion mund të mos financojë një festival për një mijë arsyeje, por nuk ka asnjë arsyeje që mos të asistojë në këto koncerte. Unë shoh çfarë ndodhë në Francë dhe Spanjë në verë, dhe ministritë dhe bashkitë bëjnë të pamundur që pushuesve mos t’i ofrojnë vetëm një birrë, por edhe artin e mirëfilltë”, shton violinisti.

Aktiviteti muzikor që ka marrë jetë që prej vitit 2003, mbyllet mbrëmjen e kësaj të mërkure në Amfiteatrin e Durrësit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli