Tragjedi në det, mbytet në Zvërnec 29 vjeçari

Një tjetër tragjedi në plazhet shqiptare. Sot rreth orës 17 në plazhin e Zvërnecit është mbytur një i ri 29 vjeçar.

Sipas grupit hetimor që po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, viktima me inicialet R.D. ishte banues në fshatin Peshtan të Fierit.

Ekipi i shpëtimit u mundua të shpëtojë të riun, por fatkeqësisht i riu ndërroi jetë gjatë transportit për në spitalin e Vlorës.   

Shkarkoni aplikacionin e A2