Zaptimi i plazheve, Rama paralajmëron dënim me burg

Nga shtatori zaptuesit e plazheve do të ndëshkohen me heqje lirie. Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar pronarët e bizneseve në zonat bregdetare, për ndëshkime deri në dënim me burg për ta.

“Mijëra metra katrorë rërë në Kune të Lezhës, u çliruan nga zaptuesit. Me legjislacionin aktual zaptuesit e plazheve nuk pësojnë asgjë, ndërsa me ligjin e ri pēr vijën bregdetare, duhet të ndëshkohen me heqje lirie”, shkruan Rama.

Pak ditë më parë kreu i qeverisë njoftoi se ligji i ri, do të jetë në shtator në Kuvend i heq administrimin e plazheve bashkive. Vendimi, sipas kreut të qeverisë erdhi pas situatës me administrimin e plazheve nga pushteti lokal.

Shkarkoni aplikacionin e A2