Zidane lë jashtë ekipit Modric e James Rodriguez, në Itali ringjallen shpresat

Zidane nuk ka ftuar James Rodriguez dhe Luka Modric për ndeshjen miqësore që Reali i Madridit do të luajë kundër austriakëve të Salzburg dhe menjëherë në Itali ka nisur të flitet sërish për një transferim të mundshëm të dy lojtarëve.

AS shkruan se mesfushori kroat nuk ka asnjë dëmtim apo problem sado të vogël fizik dhe tashmë mbetet për t’u parë nëse këto janë zgjedhje teknike të trajnerit apo një lojtarët do të largohen nga Madridi.

Prej kohësh, Napoli është i interesuar për James Rodriguez, por negociatat u frenuan pas dëmtimit të rëndë të Asensios, ndërsa pas këtij vendimi të trajnerit ka nisur të flitet sërish.

Në anën tjetër është folur edhe për një transferim të mundshëm të “Topit të Artë” drejt Milanit edhe pse duket një lëvizje mjaft e vështirë, duke pasur parasysh kërkesat e lartë të lojtarit e faktit që kuqezinjtë janë jashtë Europës këtë sezon.

Megjithatë, tashmë mbetet për t’u parë nëse vendimi i Zidane ka të bëjë me largimin e mundshëm të dy mesfushorëve.

Shkarkoni aplikacionin e A2