Aktori i famshëm zbulon: Isha vënë në kërkim të Gralit të Shenjtë

Nicholas Cage ka rrëfyer në një intervistë për “New York Times” se përpara disa vitesh ka qenë në kërkim të Gralit të Shenjtë.

Aktori i famshëm nuk zbuloi se ku kërkoi, por tha se kërkimi zgjati disa vite, në kohën kur meditonte çdo ditë dhe nuk pinte alkool.

“Ishin vite kur meditoja 3 herë në ditë, lexoja libra filozofie dhe nuk pija fare. Në atë koha nisa një kërkim për Gralin e Shenjtë. Ndoqa mitologjinë dhe kërkoja prona që lidheshin me të. Ishte si në filmin “National Treasure”. Por, në fund kuptova se Grali i Shenjtë më shumë është metaforik. Grali është vetë Toka”, tha Cage.

Shkarkoni aplikacionin e A2