Albian Ajeti nënshkruan kontratën me ekipin anglez – A2

Albian Ajeti nënshkruan kontratën me ekipin anglez

10 ajeti 8109 1100x620

Albian Ajeti nuk do të jetë më pjesë e Bazelit për sezonin e ardhshëm futbollistik. Sulmuesi me origjinë shqiptare që luan për ekipin e Zvicrës ka nënshkruar një kontratë me ekipin e njohur britanik të West Ham.

Ajeti, i cili shënoi 15 gola në 35 ndeshje gjatë sezonit të shkuar nënshkroi me West Ham një kontratë 4-vjeçare.

“Nuk mendova dy herë për t’u transferuar në këtë klub të madh”, deklaroi Ajeti pas nënshkrimit të kontratës.