Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Balotelli shumë pranë marrëveshjes me klubin brazilian, do të fitojë 15 mln €

Nga A2 CNN
8 Gusht 2019, 11:33 | Futboll
Balotelli shumë pranë marrëveshjes me klubin brazilian, do

Mario Balotelli ka nisur bisedimet me klubin brazilian Flamengo, për një transferim të mundshëm atje. Sipas të dhënave paraprake, sulmuesi do të përfitojë 15 milionë euro për dy vite e gjysmë.

28-vjeçari momentalisht është pa skuadër, pasi nuk rinovoi bashkëpunimin me Marseille në fillim të verës. Sipas “Gazzetta dello Sport”, tani ai është duke negociuar detajet e fundit para se të transferohet në Amerikën e Jugut ku do të nënshkruajë deri në dhjetor 2021.

Muajin e kaluar, sulmuesi i Italisë pati një mundësi për të firmosur me West ham, por marrëveshja nuk u finalizua. Për Marseille, Balotelli luajti 15 takime duke shënuar 8 gola. Më parë, në kampionatin francez luajti me Nice, ku në 76 ndeshje realizoi 43 herë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë