Barca nuk e do më, Coutihno ka dy alternativa

Philippe Coutinho do të largohet nga Barcelona. Aventura e tij në “Camp Nou” është e mbyllur. Por sipas “Sport”, gazetës shumë pranë klubit katalanas, braziliani nuk do të kthehet në Premier League. Alternativat e fundit të mbetura për të janë jashtë kampionatit anglez, pasi Manchester United, Tottenham Hotspur, Arsenal dhe Liverpool të gjitha u tërhoqën nga një marrëveshje e mundshme.

Pavarësisht se merkato mbyllet në Angli këtë të enjte, në pjesën tjetër të Europës mbetet e hapur edhe për disa javë, deri në 18 gusht në Itali dhe deri më 2 shtator në Gjermani. Këto janë edhe dy destinacionet e mundshme ku Barcelona do të përpiqet të dërgojë lojtarin, saktësisht te Juventus ose Bayern Munchen.

Edhe pse pagoi 160 milionë euro për të në janar 2018, Coutinho nuk shihet më si pjesë e klubit dhe drejtuesit janë të vendosur ta shesin për të siguruar sa më tepër fonde për të rikthyer Neymar, objektivin numër 1 për këtë verë.

Mundësia më e madhe është që 27-vjeçari të largohet në formë huazimi, me mundësi blerje. Në të dy skuadrat braziliani mund të kishte më shumë hapësira për të luajtur, megjithatë mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim se cila prej tyre do të tregohet më e gatshme për të paguar rrogën e tij.

Shkarkoni aplikacionin e A2