Barcelona mund Napolin, Rakitic jep mesazhe

Barcelona ka mundur me rezultatin 2-1 Napolin në Kupën Liga-Serie A.

Në ndeshjen e zhvilluar në Majemi, katalanasit të cilët ishin pa të dëmtuarin Messi, shënuan me Busquets dhe Rakitic, ndërkohë që një autogol i Umtitit barazoi përkohësisht ndeshjen.

Në fakt, është vështirë të kuptohet se si Rakitic sot për sot nuk e di me siguri nëse do të jetë ende pjesë e Barçës kur të nisë sezoni i ri. Kroati, me ndeshjen e tij, i dha një mesazh Presidentit të Barcelonës, i cili mendon se shitja e mesfushorit është gjëja më e mirë për t’u bërë.

Përballja e kthimit mes Barcelonës dhe Napolit do të luhet më 10 gusht.

Shkarkoni aplikacionin e A2