“Çmenduria” e fundit i kushton jetën spanjollit

Ishte bërë i famshëm në “Youtube”, ku në kanalin e tij postonte shpesh video me çmenduri nga më të ndryshmet, por e fundit i mori jetën.

Spanjolli Ruben Carbonell kishte vendosur të hidhej me parashutë nga një oxhak 45 metra i lartë i një fabrike çimentoje në Alicante, por humbi jetën tragjikisht pasi parashuta e tij nuk u hap.

Miku i tij, një 29-vjeçar, ishte ai që njoftoi vdekjen e Ruben Carbonell. Ndërsa për këtë rast, autoritetet spanjolle kanë nisur edhe një hetim sesi dy të rinjtë arritën të futeshin në fabrikë dhe më pas u ngjitën në oxhakun e saj.

Shkarkoni aplikacionin e A2