“Gjuetari” rus, droni i ri luftarak që kap çdo cep të Europës nga Moska

Ministria ruse e Mbrojtjes ka zbuluar se ka prodhuar një dron të ri luftarak që sipas tyre është në gjendje të fluturojë nga Moska në çdo cep të Europës dhe të kryejë misione ushtarake.

Në një video të shpërndarë për mediat nga Kremlini, droni i quajtur “Okhotnik”, që do të thotë “Gjuetari”, droni kryen një fluturim prej 20 minutash. Sipas ushtarakëve rusë, droni është thuajse i pakapshëm nga radarët kundërshtarë.

Kritikët thonë se droni rus është mjaft i ngjashëm me atë të Forcave Ajrore Amerikane, realizuar nga kompania “Lockheed Martin” 12 vite më parë. Megjithatë, konsiderohet si një risi për aviacionin rus dhe mjetet e përdorura deri më tani.

Droni amerikan, realizuar në vitin 2007

Në fluturimin e tij të parë, “Gjuetari” u ngrit deri në 600 metra lartësi, i kontrolluar nga një bazë ajrore pranë Moskës. Sipas rusëve, ai mund të lëshojë predha luftarake në një distancë prej më shumë se 2000 kilometrash. Droni është gjithashtu i pajisur me mjete spiunazhi dhe sipas ushtarakëve rusë do të përdoret në misione duke u kontrolluar nga ajri, nga avionët luftarakë Su-57. Droni peshon 20 tonë dhe arrin një shpejtësi maksimale prej 1000 km/h.

Shkarkoni aplikacionin e A2