Incident në Rusi, shpërthim në një bazë bërthamore, 2 të vdekur

Në veri të Rusisë, 2 persona kanë mbetur të vrarë pas një shpërthimi të fuqishëm në një bazë detare bërthamore.

Ngjarja është konfirmuar nga Kremlini zyrtar që thekson se viktimat ishin specialistë që po drejtonin testimin e një motori raketor.

Gjatë incidentit, edhe 4 persona të tjerë mbetën të plagosur. Autoritetet ruse bëjnë me dije se shpërthimi nuk lëshoi ndonjë material të dëmshëm në atmosferë apo rrezatim bërthamor.

Ndërkohë, më herët pati raportime edhe për një zjarr të fuqishëm në një ndërtesë ushtarake po në të njëjtin rajon. Rusia kryen shpesh testime raketore në këtë zonë dhe ky ishte incidenti i dytë i këtij lloji brenda një javë.

Shkarkoni aplikacionin e A2