Jeta sekrete e peshkaqenëve, një robot i përgjon në thellësinë e deteve

Mund të jetë i vetmi që nuk ka frikë të përgjojë nga afër lëvizjet e predatorëve të deteve. Roboti nën ujor “Shark Kam” është kamera e parë autonome që regjistron jetën e panjohur të peshkaqenëve elefant.

Pajisja gjigante me ngjyrë të verdhe, e cila ka formën e një siluri, u vendos në ujërat e arkipelagut të Hebrides në Skoci, gjatë muajit korrik dhe filmoi ndërveprimet e peshkaqenit të dytë më të madh në botë.

Pavarësisht pranisë së tyre të konsiderueshme në ujërat skoceze, shumë pak dihet për peshkaqenët elefantë, të cilët mblidhen në grupe të mëdha për t’u ushqyer më plankton mes muajve maj dhe tetor.

Xhirimet e pajisjes autonome nën ujore tregojnë peshkaqenët teksa kërkojnë për ushqim, ndërsa i afrohen sipërfaqes së ujit, e teksa notojnë pranë shtratit të detit. Shkencëtarët shpresojnë që analiza të mëtejshme të filmimeve do të zbulojnë më shumë mbi ndërveprimet sociale të kafshëve, sjelljen në grup dhjetën e tyre seksuale. 

Shkarkoni aplikacionin e A2