Nga Londra në… Londër, David Luiz braktis Chelsea-n

Në momentet e fundit të merkatos në Premier League ndodhi lëvizja e bujshme e transferimit të David Luiz nga “Blutë e Londrës” te “Topçinjtë” e Arsenalit.

Braziliani ishte lojtari më i përfolur në ditën e fundit të merkatos dhe në fund u zyrtarizua te Arsenali. Ai nënshkroi një kontratë 2 vjeçare dhe në drejtim të Chelsea-t do të shkojnë 7 milionë paund.

Mbrojtësi i ri i Arsenalit e nisi karrierën e tij te Vitoria në Brazil, më pas u transferua në Portugali te Benfica. Luiz, më tej, kaloi në Londër te Chelsea, ndërsa u largua te PSG për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit aktual të Arsenalit Unai Emery, përpara se të rikthehej sërish te “Blutë e Londrës”. Me Brazilin, ai ka luajtur në 56 takime.

Shkarkoni aplikacionin e A2