Ngeci mes shkëmbinjve, shpëtohet pas 4 ditësh

Një burrë i cili ngeci mes shkëmbinjve ndërkohë që po mblidhte jashtëqitje lakuriqësh nate në xhunglën e Kamboxhës, u shpëtua pas 4 ditësh.

28-vjeçari Sum Bora rrëshqiti në hapësirën e vogël mes shkëmbinjve, në kërkim të jashtëqitjeve që fermerët i përdorin për pleh në fusha ose i shesin.

Familja nisi ta kërkonte 3 ditë pasi ai nuk u kthye në shtëpi. Vëllai e gjeti dhe njoftoi autoritetet. U deshën 200 punëtorë për ta nxjerrë 28-vjeçarin nga shkëmbinjtë, pasi ata copëtonin copa të vogla gurësh.

Operacioni i shpëtimit zgjati 10 orë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN