Nuk arriti të transferojë Dybala-n, Tottenham-i zyrtarizon një tjetër argjentinas

Ditët e fundit kanë qenë intensive për londinezët e Tottenham, të cilët kërkonin të transferoni një mesfushor dhe synimi ishte Dybala.

Por finalistët e Champions nuk arritën të bindnin lojtarin edhe pse e bënë këtë gjë me Juventusin dhe në momentet e fundit të merkatos arritën të transferojë një tjetër argjentinas, Giovani Lo Celso  nga Real Betis, por si huazim me mundësi blerje.

Mesfushori argjentinas është prezantuar me bluzën me numër 18 te Tottenham. Sezonin e fundit Lo Celso shkëlqeu me Betis, duke realizuar 16 gola në 45 ndeshje.

Shkarkoni aplikacionin e A2