Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Oqeani nxjerr në breg 19 pako me kokainë, me vlerë mbi 3 mln dollarë

Nga A2 CNN
8 Gusht 2019, 20:51 | Bota

Më shumë se 3 milionë dollarë kokainë është gjetur nga turistët në një plazh në Okland të Zelandës së Re të mërkurën, ndërsa policia mendon se në breg mund të dalin të tjera pako me drogë.

Policia u njoftua nga turistët dhe më pas zbuluan 19 pako, të cilat u konfirmuan se ishin me kokainë. Një prej zyrtarëve të policisë tha se kokaina kjo sasi kokainë kap një vlerë rreth 3 milionë dollarë në treg. Ai shtoi se ekziston mundësia që pako të tjera mund të dalin në breg dhe u bëri thirrje turistëve që të njoftojnë autoritetet nëse do t’i konstatojnë.

Po ashtu, zyrtari i policisë tha se do të bëhet edhe një kontroll pranë bregut me helikopter. Gjithashtu ka nisur edhe një hetim për të zbuluar se nga ka ardhur droga.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli