Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Pranimi në Universitet, rritja e mesatares, maturantët ankohen tek Avokati i Popullit

Nga A2 CNN
8 Gusht 2019, 12:05 | Sociale
Pranimi në Universitet, rritja e mesatares, maturantët ankohen tek

Në seancën e fundit parlamentare për këtë sezon, Ministrja e Arsimit u thirr në interpelancë nga deputetët e rinj, ku në fokus të debatit ishte rritja e mesatares për pranimin në universitete.

Në maj, Këshilli i Ministrave miratoi rritjen e mesatares për pranimin në universitetet shtetërore dhe private. Hapësirat ligjore ia lejojnë përcaktimin e notës pranuese për studimet e larta, por maturantët u ndodhën përballë këtij fakti vetëm në mbarim të shkollës.

Ditën e hënë ata u paraqitën pranë Avokatit të Popullit, për të paraqitur një peticion me 5 pika, ndërsa ky institucion duket se është vënë menjëherë në lëvizje, duke mbrojtur interesat e grupit të maturantëve.

“Menjëherë Avokati i Popullit ndërmori një hetim administrativ, si fazë e parë i kemi kërkuar shpjegime Ministrisë së Arsimit mbi arsyet e rritjes së kriterit të mesatares, i cili ka ndryshuar për vitin akademik 2019-2020”, deklaroi Lindita Xhellallari, ndihmës komisionere e Avokatit të Popullit.

Shqetësim kryesor mbetet mosinformimi në kohë.

“Ka dalë në maj, përpara provimeve, maturantët kanë deklaruar se kanë qenë të painformuar për rritjen e mesatares. Kjo gjë mund të krijojë problem”, shtoi Xhellallari.

Grupi i maturantëve që nuk plotësojnë kriterin e mesatares ka paralajmëruar shtimin e presionit mbi institucionet shtetërore, me afrimin e shtatorit, kur nisin edhe regjistrimet në universitete.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli