Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

“Shpërthen” Takaj: Nuk ka politika për futbollin, presidentët shqiptarë janë të çmendur që i futen aventurave

Nga A2 CNN
8 Gusht 2019, 11:59 | Futboll
“Shpërthen” Takaj: Nuk ka politika për futbollin,

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, deklaroi në konferencën e prezantimit të trajnerit të ri Ilir Daja se presidentët e klubeve të futbollit në Shqipëri “janë të çmendur dhe aventurierë”.

“Presidentët shqiptarë janë të çmendur, janë aventurierë. Do të shesin edhe shtëpitë dhe do të mbeten në mes të rrugëve duke investuar në këtë futboll, ku ka vetëm sakrifica dhe humbje dhe asnjë mbështetje nga shteti”, theksoi Takaj.

“Futbolli shqiptar nuk është parajsë fiskale. Çdo klub në Shqipëri ka nga 200 mijë euro deri në 800 mijë euro humbje në vit. Nuk mund të thuhet “kush president që do, le të rrijë, kush nuk do, le të ikë. Flasin politikanët me përçmim. Kosova është vetëm 10 vjet shtet dhe është shumë përpara nesh me ligjin për sportin që ka. Ju garantoj që për dy vjet futbolli në Kosovë do të jetë shumë më përpara se futbolli në Shqipëri. Thonë për Flamurtarin dhe për Tiranën që nuk kanë paguar tatimet. Dakord, por kanë mbajtur një qytet me futboll. Çfarë kanë fituar ata njerëz? Me shpenzimet e veta, kanë shitur shtëpi, biznese, kanë falimentuar. Njëri ka shkuar me dele se shkriu pasurinë për futbollin. Pse? Sepse futbolli nuk është si të gjithë bizneset e tjera, nuk ka politika për futbollin”, deklaroi Takaj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë