Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Shtrenjtohen ushqimet, Instat: Rriten me 2.8% më shumë në korrik

Nga A2 CNN
8 Gusht 2019, 14:41 | Ekonomi
Shtrenjtohen ushqimet, Instat: Rriten me 2.8% më shumë në korrik

Çmimet e ushqimeve u shtrenjtuan ndjeshëm gjatë korrikut. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se edhe pse inflacioni u rrit lehtë në 1.5%, sërish vijon të mbetet nën objektivat e bankës qendrore.

Çmimet e grupit të ushqimeve dhe pijeve alkoolike u rritën me 2.8%, në një kohë kur prodhimet vendase duhet të dominonin tregun dhe çmimet të pësonin rënie.

Rritje çmimesh u konstatua edhe në zëra të tjerë, si qiratë, kafenetë, restorantet si dhe ato për argëtim dhe kulturë.

Sipas të dhënave të fundit të Zyrës Europiane të Statistikave, shqiptarët shpenzojnë më shumë për nevoja bazë si ushqimi dhe qiraja, që zënë rreth 55% të buxhetit, duke lënë shumë pak mundësi për luks dhe argëtim.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani