Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Temperatura përvëluese, gushti shkakton 39 viktima në Tokio

Nga A2 CNN
8 Gusht 2019, 17:18 | Bota

Temperaturat përvëluese shkaktojnë viktima në Japoni. Të paktën 39 persona humbën jetën vetëm në Tokio në javën e parë të gushtit. Për 90% të rasteve, viktimat ishin nga 40 deri në 90 vjeç dhe gjendeshin brenda banesave të tyre pa ajër të kondicionuar.

Temperaturat ekstreme erdhën pas një stine me shira të rrëmbyer që zgjati më shumë nga se parashikohej. Në pjesën më të madhe të Japonisë, termometri shënoi 35 gradë celsius, ndërsa në qytete të mbipopulluara si Tokio, arriti deri në 37 gradë.

Ndërkohë, mes qershorit dhe shtatorit të vitit të kaluar, viktimat në këtë shtet për shkak të temperaturave ekstreme ishin 1500.

Një shifër jashtëzakonisht e lartë, e cila mund të konsiderohet dhe fatkeqësi natyrore.

A2 CNN Livestream

Dita jonë