Thirrja presidenciale e mëngjesit, Meta: Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje

Presidenti Ilir Meta në thirrjen e tij të mëngjesit përsëriti se zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje.

Por, mesazhi i tij veçanërisht ishte i dedikuar ndaj opozitës. 

“Vetëm duke qëndruar në anën e ligjshmërisë dhe pjesëmarrjes në institucione, opozita mund të ndihmojë vendin, demokracinë, drejtësinë, por edhe vetveten. Nëse opozita në Serbi do të priste që Millosheviçi të dënonte Millosheviçin, apo të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme, padyshim që edhe sot e kësaj dite ai mund të ishte në pushtet po të mos i pushonte zemra”, thotë Meta. 

Sipas tij, opozita atje mori vendimin më të drejtë duke u bashkuar, duke u përballur me të dhe duke e mundur.

“Më pas, i vuri prangat dhe e përcolli për në Gjykatën e Hagës. Ndaj, zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për demokraci dhe drejtësi. Çdo gjë tjetër është justifikim, alibi dhe bashkëfajësi!18 tetori po afron”, thekson Presidenti.

Shkarkoni aplikacionin e A2