Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Tifozët “harrojnë” Icardin, Lukaku zyrtarizon me një video kalimin te Interi

Nga A2 CNN
8 Gusht 2019, 18:48 | Futboll

Tashmë nuk ka më asnjë dyshim. Romelu Lukaku do të jetë sulmuesi kryesor i Interit gjatë sezonit të ardhshëm. Mbyllet kështu një periudhë e gjatë “dyluftimi” midis Interit dhe Juventusit, ku të dy gjigandët e Serisë a dëshironin shërbimet e ish sulmuesit të Manchester United.

Në fund ia dolën zikaltrit, që në këtë mënyrë i dhurojnë trajnerit të ri Antonio Conte emrin që ai kërkonte prej kohësh.    

Sulmuesi belg u prit gjatë natës nga qindra tifozë internist, ndërkohë që sot ka kryer me sukses vizitat mjekësore.

Mungonte vetëm firma për zyrtarizimin, që më në fund erdhi me Lukakun që postoi në rrjetet sociale një video të shkurtër, ku deklaron që Interi “nuk është ekip për të gjithë, prandaj jam këtu”.

Shumë tifozë kërkojnë që sulmuesit t’ i jepet menjëherë fanella numër 9, ajo që këto vite ka qenë pronë e Mauro Icardit, tashmë i “harruar” nga interistët.

A2 CNN Livestream

Dita jonë