“Ujqërit e dëborës” nuk dorëzohen, firmosin me dy lojtarë

“Presidenti në bashkëpunim me bashkinë na ka dhënë garancinë që ekipit nuk do t’i mungojë asgjë”. Kështu u shpreh trajneri Ilir Daja në rikthimin e tij në stolin e ujqërve të Skënderbeut dhe menjëherë drejtuesit e skuadrës kanë zyrtarizuar dy përforcime për ekipin.

Bluzën e Skënderbeut në sezonin e ri do ta veshin edhe Gardiani Enea Koliçi dhe mbrojtësi Marvin Turtulli. Koliçi ka nënshkruar me presidentin Ardjan Takaj kontratën që e lidh me klubin bardhekuq për një sezon. 33-vjeçari do të mbajë në shpinë numrin 1.

Prapavijën e plotëson Marvin Turtulli. 24-vjeçari ka nënshkruar kontratën që e lidh me KF Skënderbeu për 3 sezone. Ish-lojtari i Dinamos, Teutës, Kukësit dhe Tiranës shihet si një përforcim mjaft i rëndësishëm për të ardhmen.

Shkarkoni aplikacionin e A2