Vijon anti-informaliteti, Denaj: Bizneset të deklarojnë çmimet reale

Kryeministri vijon të shpërndajë pamje të ministrave në aksionin kundër informalitetit.

Ministrja Anila Denaj ishte në Golem prej ku u bëri thirrje të deklarojnë çmimet reale për të mbrojtur konsumatorët.  Denaj kërkoi që të respektohet detyrimi që çmimet e afishuara të jenë të vendosura edhe në faturë.

Nga ana tjetër, ministrja tha se sipërmarrjet që operojnë në fushën e akomodimit duhet të përfitojnë nga lehtësitë fiskale që ka ndërmarrë qeveria shqiptare, siç është reduktimi i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në masën 6%, për të përmirësuar shërbimet dhe për të rritur ofertën turistike, gjë e cila ndihmon në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.

Shkarkoni aplikacionin e A2