Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

20 vite në pushtet, fotot më të mira të Vladimir Putin

Nga A2 CNN
9 Gusht 2019, 16:56 | Fotolajme

20 vite më parë, Presidenti i atëhershëm rus, Boris Yeltsin, emëroi Kryeministrin e tij të katërt në më pak se 18 muaj. Atë kohë, Vladimir Putin ishte relativisht i panjohur, pasi kishte punuar si shef i sigurisë dhe kishte pak përvojë politike. Pak vetë do ta kishin parashikuar se dy dekada më vonë, Putin do të ishte ende në drejtim të Rusisë, si dhe do të kishte zënë një pozicion dominues në çështjet botërore.

Megjithatë, përvjetori i tij në pushtet vjen në një periudhë pasigurie. Përqindjet e miratimit në popullatë mbeten në nivele të cilat udhëheqësit e vendeve perëndimore do t’i kishin zili, por ekonomia ka pësuar një goditje për shkak të sanksioneve të vendosura nga Perëndimi, ndërsa standardi i jetesës në Rusi ka pësuar rënie.

A2 CNN Livestream

Dita jonë