Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

A po fsheh Putini një katastrofë bërthamore? Pamje të frikshme nga Rusia

Nga A2 CNN
9 Gusht 2019, 18:49 | Bota

Ditën e sotme lindën dyshime se Rusia ka pësuar një tjetër katastrofë bërthamore, pasi ambulanca të mbështjella me film mbrojtës kanë transportuar 6 persona të prekur rëndë nga radiacioni, pas një shpërthimi misterioz në një bazë ushtarake.

Sot janë publikuar edhe disa pamje ku shihen njerëz me kostume mbrojtëse në bazën e testimit të armëve në Nyonoksa, në rajonin Arkhangelsk.

https://a2news.com/2019/08/08/incident-ne-rusi-shperthim-ne-nje-baze-berthamore-2-te-vdekur/

Mësohet se rrobat e viktimave të shpërthimit dhe të mjekëve që dhanë ndihmën e parë janë djegur.

Moska nuk ka dhënë shumë detaje për shpërthimin që vrau dy persona dhe plagosi 6 të tjerë ditën e djeshme. Thuhet se niveli i radiacionit është aktualisht 20 herë më shumë sesa normalja në Severodvinsk, një qytet rreth 15 km larg vendit të shpërthimit.

Disa media ruse thonë se rritja e radiacionit mund të jetë shkaktuar nga shpërthimi i një nga predhave hipersonike Zirkon gjatë një testi. Mendohet se predha të tilla janë të përzgjedhurat e Putinit në rast të një lufte bërthamore.

33 vite më parë, në centralin bërthamor të Çernobilit ndodhi katastrofa bërthamore që për pak shoi njerëzimin. Ishte në këtë central, në orën 01:23 të së shtunës së datës 26 prill 1986, që një shpërthim dërgoi në qiell 200 ton beton që mbanin poshtë bërthamën e reaktorit. Një shpërthim i dytë edhe më i fortë e ndoqi, duke krijuar një re radioaktive 400 herë më të madhe sesa bomba e hedhur në Hiroshima.

Pas incidentit, zonat brenda rrezes së 30 km u mbyll dhe rreth 250 000 persona u evakuuan. Zyrtarisht, askush nuk është lejuar që të kthehet në ato zona, pasi ka sërish shumë radiacion.

A2 CNN Livestream

Dita jonë