Basha: Kallëzim penal për arkitektin e Teatrit Kombëtar – A2

Basha: Kallëzim penal për arkitektin e Teatrit Kombëtar

lulzim 1100x620

Lulzim Basha, në bashkëbisedimin me gazetarët këtë të premte, u shpreh se opozita do të bëjë një kallëzim penal ndaj arkitektit danez të Teatrit Kombëtar Bjarke Ingels.

“Brenda javës së parë të shtatorit, opozita do të padisë në prokurorinë shqiptare dhe në atë daneze, arkitektin danez të Teatrit Kombëtar Bjarke Ingels dhe kompaninë e tij BIG, Po bëhen përgatitje për të bërë të njëjtat hapa, me mundësitë që kemi në opozitë, kur të jemi në qeveri, do të kemi të tjera mundësi, edhe për sa i përket mafiozëve kroatë të Ramës me kasat fiskale. Gjithashtu, i njëjti veprim do të bëhet edhe për sa i përket një tjetër shkatërrimi i një tjetër vepre, nëpërmjet mikut të Edi Ramës, Casamonti, që mesa duket do të marrë përsipër veprën korruptive tek sheshi Nënë Tereza”, tha Basha.

Pak ditë më parë, Basha nënshkroi edhe një pakt me artistët në mbrojtjes të Teatrit Kombëtar për restaurimin e tij dhe jo shembjen e godinës.