Dëbohet për ekstremizëm nga Italia shtetasi nga Kosova

Një shtetas kosovar është dëbuar nga Italia pas një dekreti të firmosur nga ministri i Brendshëm, Matteo Salvini me motivacionin se përbënte rrezik për shtetin.

Kosovari i dëbuar me inicialet M.M. rezident në Senese, ishte pjesë e një qendre kulturore islamike.

Sipas autoriteteve italiane 43 vjeçari M.M, i dyshuar se kërkonte t’i bashkohej xhihadit në Siri, po hetohej për qëndrimet e tij ekstremiste dhe lidhjet me imamin e zonës.

Shkarkoni aplikacionin e A2