‘Dorëzohet’ edhe Vau i Dejës, bashkia ‘rebele’ hap derën për kryetarin e ri Mark Babani

Bashkia e Vaut të Dejës, e cila para zgjedhjeve të 30 qershorit u bë qendra e rezistencës kundër mbajtjes së zgjedhjeve lokale, ka hapur derën për kryetarin e ri të bashkisë të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, Mark Babani.

Ndonëse konstituimi i Këshillit Bashkiak dhe betimi i kryetarit të ri u bënë në qendrën shëndetësore të Vaut të Dejës, pas kësaj procedure, dera e bashkisë ka qenë e hapur nga ish kryetari Zef Hila i PD dhe rotacioni i drejtimit të kësaj bashkie është kryer në mënyrën më paqësore të mundshme në një kontrast të plotë me rezistencën para zgjedhjeve të 30 qershorit.

Në ceremoninë e betimit të kryetarit të ri, ishin të pranishëm zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari dhe deputeti Tom Doshi.

Shkarkoni aplikacionin e A2