Faturimi elektronik, Basha: Kasat e reja do t’i kushtojnë çdo biznesi 250 euro

Në një bashkëbisedim me mediat, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se rasti më i fundit i kapjes së shtetit është kontrata për faturimin elektronik të bizneseve. Sipas Bashës, ai është një projekt nga i cili është planifikuar të përfitohen padrejtësisht nga bizneset qindra miliona euro në vitet e ardhshme.

“Edi Rama bëri një ligj për të krijuar një sistem të ri, i cili i detyron bizneset të blejnë kasa të reja dhe programe të reja kompjuterike. Këto do të shiten nga klientët e tij. Aktualisht janë 140 mijë kasa në përdorim, secila duet të zëvendësohet më një kompjuter, iPad dhe program të ri që do të kushtojnë të paktën 250 euro për pajisje, që do të thotë mbi 30 milionë euro nga bizneset dhe 50-100 euro në vit programi kompjuterik dhe mirëmbajtja që i bie deri 14 milionë euro çdo vit. Në 10 vjet bëhet fjalë për deri 170 milionë euro që do të përfitohen nga Edi Rama dhe klientët e tij: do zhvaten bizneset që të vjedhë Edi Rama”, tha Basha.

“Tenderi i bërë për të krijuar këtë sistem ka qenë një tender tërësisht i korruptuar i sajuar, me të cilin do vidhen menjëherë mbi 10 milionë euro. Pasi tenderi fals mbaroi, kompania shqiptare Jehona u shit për 250 mijë euro tek një biznesmen i hetuar për pastrim parash në Kroaci: përmes këtij biznesmeni Edi Rama do të marrë paratë e vjedhura të pastruara në Kroaci. Është një skemë e sajuar në çdo detaj për të vjedhur: imponimi i panevojshëm me ligj i një sistemi të ri faturimi për bizneset, fryrja e ksotos dhe vjedhja e tenderit për të ndërtuar këtë sistemin të ri, detyrimin e bizneseve për të blerë pajisjet dhe programin e ri kompjuterik tek klientët e vet”, shtoi kreu i PD.

Shkarkoni aplikacionin e A2