Fillon Premier, Liverpool shkatërron Norwich

Sezon i ri, zakon i vjetër për gjigantët e Liverpool, që dominojnë ekipin e Norwich qysh në pjesën e parë dhe sigurojnë tre pikët në ndeshjen e parë të kampionatit anglez në këtë sezon.

Djemtë e teknikut gjerman Jurgen Klopp fillojnë menjëherë në sulm dhe një krosim në zonë shkakton një autogol të pafat të mbrojtësit Grant Hanley (7’).  

Ekipi mik u tregua vërtet modest dhe i pafuqishëm për të përballuar kombinimet e shpejta të repartit të avancuar të kampionëve të Europës, dhe u ndëshkuan sërish në minutën e 19-të me “yllin” Mohamed Salah, në të 28-ën me Virgil Van Dijk dhe në përfundimin e pjesës së parë (43’) me Origi.

Ndeshja përfundoi aty dhe pjesa e dytë u luajte me ritme më të ulta, dhe modestët e Norwich arritën të shënonin falë aksionit të pykës finlandeze Pukki.

I vetmi problem për Klopp gjatë ndeshjes është dëmtimi në minutën 39-të të portierit brazilian Allisson, që mund të mungojë gjatë ndeshjeve të ardhshme. Asnjë minutë për Xherdan Shaqirin, i cili ende mund të jetë subjekt i “merkatos” jashtë Anglisë.    

Shkarkoni aplikacionin e A2