Gentian Selmani e fillon me trofe aventurën turke

Gentian Selmani e ka nisur me trofe aventurën e tij të re në Turqi.

Portieri, ish-kapiten i Laçit, i cili luan me klubin e kategorisë së dytë turke, Menemenspor, ka fituar Kupën e Detit Egje.

Selmani ka firmosur për dy sezone me skuadrën nga Izmiri. Ai është një nga përforcimet e këtij klubi që kërkon këtë sezon ngjitjen në elitën e futbollit turk.

Shkarkoni aplikacionin e A2