I dënuar me 15 vjet burg, arrestohet pjesëtari i grupit kriminal italo-shqiptar

Policia e Shtetit arrestoi ditën e sotme shtetasin Sandër Likaj, 31 vjeç, banues në fshatin Lapardha të Vlorës, në kuadër të një operacioni të koduar pikërisht “Lapardhaja”, duke i dhënë fund në këtë mënyrë kërkimit të tij të shpallur nga Gjykata e Tiranës, që e ka dënuar me 15 vjet heqje lirie.  

Likaj kërkohej si pjesëtarë i një bande kriminale që akuzohet se transportonte cannabis sativa nga Shqipëria në brigjet e Italisë, më së shumti në Brindisi dhe Lecce.

Banda u shkatërrua në vitin 2009 pas kapjes së një gomoneje me drogë, dhe pjesë e saj ishin 9 shtetas shqiptarë dhe 5 italianë.  

Shkarkoni aplikacionin e A2