Milani, të shtunën në Kosovë edhe me blerjet e reja

Milani do të luajë për herë të parë në histori në Kosovë, në testin me Feronikelin, ekipin kampion në fuqi të Superligës.

Për ndeshjen e kësaj të shtune, datë 10 gusht, trajneri Xhampaolo ka në dispozicion 24 futbollistë, ku mes tyre janë edhe Rafael Leao dhe Paketa.

Me ekipin e Milanit, drejt Prishtinës nuk udhëtuan blerja e re, Leo Duarte, portieri Pepe Reina dhe Kesi. Miqësorja e luksit do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, prej orës 20:45.

Shkarkoni aplikacionin e A2