Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Operacionet anti-emigracion, Zyrtarët amerikanë lirojnë 300 persona në Mississippi

Nga A2 CNN
9 Gusht 2019, 12:38 | Bota
Operacionet anti-emigracion, Zyrtarët amerikanë lirojnë 300

Zyrtarët amerikanë të emigracionit kanë liruar përkohësisht rreth 300 persona që u arrestuan në një operacion masiv në Mississippi gjatë të mërkurës. Megjithatë ata do të mbahen nën kontroll me byzylykë elektronikë. Këto ndalime ngjallën dënimin e Demokratëve, ndërsa dolën histori se fëmijët ishin ndarë nga prindërit e tyre.

Zyrtarët amerikanë u përgjigjën ndaj këtyre polemikave duke thënë se kanë ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar që fëmijët të merrnin përkujdesjen e duhur. Agjencia për Doganat dhe Emigracionin bëri më dije se ndaloi fillimisht 680 emigrantë pa dokumente në disa fabrika të Mississippit dhe i transportoi ata me autobusë për në qendrat e ndalimit.

Presidenti Donald Trump nisi një fushatë të ashpër anti-emigracion në qershor duke thënë se miliona persona ilegalë duhet të largohen nga Shtetet e Bashkuara. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë