Porto nuk e humb besimin te Casillas, e regjistron për sezonin e ri

Iker Casillas do të vazhdojë karrierën pasi Porto e ka regjistruar në kampionat si futbollist të skuadrës.

Portieri spanjoll pësoi infarkt 3 muaj më parë dhe kur kishte shumë dyshime për vazhdimësinë e tij, është përfshirë në ekip dhe mbi të gjitha vijon të stërvitet normalisht.

Ndërkohë, Porto ka blerë nga Club America portierin Agustin Marchesin, i cili debutoi të mërkurën në fitoren 1-0 të portugezëve në transfertë, ndaj Krasnodarit.

Shkarkoni aplikacionin e A2