Rama për Euronews: E dëmshme ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut

Gazetari i Euronews, Jack Parrock, e pati paralajmëruar pak ditë më parë se intervista kryeministrin shqiptar me pantallonat e shkurtra dhe këmbëzbathur, nuk ishte e ngjashme me të tjera të formatit politik që ishte mësuar. Por megjithatë Edi Rama gjatë kësaj interviste nuk nguron të përcjellë paralajmërimin e tij për Bashkimin Europian, nëse ndahen negociatat e anëtarësimit nga ato të Maqedonisë së Veriut.

“Do të ishte shumë e dëmshme për rajonin dhe në të njëjtën kohë do të ishte e padrejtë. Po Maqedonia bëri progres dhe meriton të vlerësohet sepse e meriton, por pyetja është: A na duhen konflikte për t’u vlerësuar për atë që bën”, thotë Rama.

Gazetari i Euronews, Jack Parrock

Nga rezidenca qeveritare në Dhërmi, gazetari i përmend Kryeministrit pushtetin e madh që zotëron. Dhe e pyet nëse do të ishte i gatshëm të hiqte dorë prej tij në kuadër të integrimit në BE. “Rruga e anëtarësimi është e gjatë. Dyshoj se do jem atje kur të firmoset anëtarësimi, e kam ëndërr, por dyshoj se do jem atje”, i përgjigjet Rama.

Shkarkoni aplikacionin e A2