Reagon Valdrin Pjetri, kreu i Bashkisë Shkodër: Nuk jam dëbuar asnjëherë nga Italia

Kryetari i ri i bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetri ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij nga PD, sipas të cilave ai në të shkuarën ishte dëbuar nga Italia dhe kjo e ndalonte të kandidonte për Kreun e Bashkisë së Shkodrës, si subjekt dekriminalizimi.

“Nuk është e vërtetë që nuk kam shkuar në Itali, mund të verifikohet fare lehtë në sistemin TIMS, Nuk kam patur asnjë problem në Itali”, tha Valdrin Pjetri.

Akuzat Pjetri i sheh si një gjyq publik, ndërsa shpreh gatishmëri për bashkëpunim me prokurorinë. 

“Është e vërtetë që gjatë javëve të fundit kam qenë në qendër të sulmeve nga Partia Demokratike. Unë kam bërë një reagim timin ditën e nesërme të këtij lajmi ku kam thënë që jam hapur për çdo verifikim. Tashmë gjëja është zyrtare, shkresa e PD është në Prokurorinë e Përgjithshme. Prokuroria është i vetmi institucion i ngarkuar nga ligji për të bërë verifikimet. Ky më shumë ngjan me një gjyq publik. Asgjë nuk na ndal të shkojmë drejt Bashkisë së Shkodrës dhe të fillojmë punën” shtoi Pjetri.

PD publikon dokumentet e TIMS: Pjetri nuk ka udhëtuar në Itali në 2002-2010

Por Partia Demokratike akuzoi Valdrin Pjetrin se ka gënjyer për faktin se ka lëvizur drejt Italisë në periudhën 2002- 2010. 

Izmira Ulqinaku, ish deputete e PD-së, publikoi disa dokumente që sipas saj janë marr nga sistemi TIMS dhe tregojnë se Valdrin Pjetri nuk ka udhëtuar drejt Italisë nga viti 2002 deri në 2010.

Ish deputetja e PD, Izmira Ulqinaku

Ulqinaku ngriti disa pyetje në lidhje me aktivitetin e Pjetrit në Itali.

Shkarkoni aplikacionin e A2