Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Real Madrid vendos numrat. Shtata i shkon belgut Hazard

Nga A2 CNN
9 Gusht 2019, 17:04 | Futboll
Real Madrid vendos numrat. Shtata i shkon belgut Hazard

Real Madrid ka vendosur që numrin legjendar 7, që më parë e kanë mbajtur Raul dhe Cristiano, këtë sezon do ta mbajë Eden Hazard, ylli i ri i ekipit.

Sezonin e kaluar këtë numër e kishte Mariano, i cili më në fund u bind që ta lëshonte dhe të merrte numrin 24.

Edhe pse mendohet se do të largohet, James Rodriguez ka marrë edhe ai një numër. Kolumbiani, që herën e fundit ka pasur numrin 10 te Reali, do të ketë këtë herë numrin 16. Ndërkohë, Gareth Bale do të ketë sërish numrin 11 dhe me merkaton angleze dhe kineze të mbyllur, ka shumë mundësi që uellsiani të mbetet në Madrid.

Përsa i përket blerjeve të reja, Mendy do të ketë numrin 23, Jovic numrin 18, Militao numrin 3, ndërsa Rodrygo numrin 27.

A2 CNN Livestream

Dita jonë