Shmanget një tjetër sulm me armë në një supermarket në Missouri

Një i ri i armatosur u arrestua nga forcat e sigurisë në një tjetër supermarket të Walmart në Missuri.

20-vjeçari u ndalua ndërsa hyri në dyqan me një pushkë dhe 100 fishekë. Një nga punonjësit e supermarketit e pa të riun e dyshimtë dhe ndezi menjëherë alarmin antizjarr.

20 vjeçari-tentoi të dilte me shpejtësi nga dera e emergjencës, por u ndalua. Incidenti shënohet pas sulmit të disa ditëve më parë në një supermarket të Walmart në El Paso të Texas, ku mbetën të vrarë 21 persona.

Shkarkoni aplikacionin e A2